LUKSEMBURG- Në Luksemburg po mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Këtë të martë, Shqipëria hap negociatat me Bashkimin Europian për grupkapitullin e parë.
Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përgëzoi Shqipërinë për reformat, që sipas tij çuan në hapjen e kapitujve të parë.
“Sot përgëzojmë vendosmërinë dhe punën e përkushtuar të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria përmbushi reformat e kërkuara, ne jemi në gjendje të hapim Klasterin e Parë – Bazat që na lejojnë të vazhdojmë me grupe të tjera”, shkruan Varhelyi në platformën “X”.