Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në Ksamil pasi ka rënë nga pema teksa ishte duke vjelur ullinj.
I plagosuri Blerim Lika, u dërgua menjëherë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar fraktura të shumta për shkak të rënies nga lartësia.
Por më pas për shkak të gjendjes së rënduar dhe nevojës për trajtim më të specializuar, 46-vjeçari u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.