Izraeli pretendon se ka vrarë liderin e Hamasit, Yahya Sinwar. Sinwar, 62 vjeç, është njeriu më i kërkuar i Izraelit, i cili besohet se fshihej në tunele në Gaza thuhet se është eliminuar. Edhe pse në rrjetet sociale kanë dalë fotot e tij me një plumb në kokë, dhe i pajetë mes rrënojave, sërish Izraelit nuk e konfirmoi menjëherë eliminimin e tij. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) tha se ekzistonte një mundësi që Sinëar të ishte “eliminuar”.
Më pas, IDF doli me deklaratë zyrtare në “X” duke shkruar: U eliminua!
Udhëheqësi i Hamasit, Yayha Sinwar thuhet se është aksidentalisht. Sipas mediave izraelite, sulmi në zonën ku ai dyshohet se ndodhej, u krye të mërkurën dhe ushtria izraelite që vepronte atje, nuk e dinte që Sinwar ndodhej në godinë. Por kur ushtarët inspektuan rrënojat, thuhet se vunë re se njëri prej trupave dukej shumë si Sinwar. Pas analizave të ADN-së u provua se i vdekur ishte Sinwar.
62-vjeçari, i lindur në vitin 1962 në Khan Yunis kaloi më shumë se 20 vjet në burgjet izraelite deri në vitin 2011, ku mësoi hebraisht. I njohur me pseudonimin “Kasapi i Gazës”, ai ishte ndër themeluesit e krahut ushtarak të lëvizjes islamike palestineze Hamas, Brigadave al-Qassam. Sinwar u arrestua në vitin 1989 dhe u dënua nga Izraeli me katër burgime të përjetshme për rrëmbimin dhe vrasjen e dy ushtarëve izraelitë dhe katër palestinezëve të akuzuar për bashkëpunim. Gjatë 22 viteve të tij në burg, ai u shfaq si një lider karizmatik dhe i pakompromistë për pozicionet e tij radikale, duke u bërë një pikë referimi edhe për të burgosurit që nuk ishin të lidhur me Hamasin.
Lirimi i tij erdhi në vitin 2011, si pjesë e një marrëveshjeje midis lëvizjes islamike dhe Izraelit për të liruar ushtarin izraelit, Gilad Shalit, në këmbim të të burgosurve palestinezë.
Së fundmi, u zbulua se Sinwari ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë. Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran. Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.