Protesta e opozitës shënoi disa incidenti, teksa një ditë më pas policia ka bërë të ditur se ka shpallur në kërkim nëntë protestues. Mes të shpallurve në kërkim është edhe ish-komandanti i FNSH në Shkodër, Hivzi Bushati.
Bushati ka qenë mjaft aktiv gjatë protestave të opozitës që kohës para KQZ-së, kur u vendos që mandati për kreun e Bashkisë së Tiranës në vitin 2011 t’i kalonte Lulzim Bashës dhe jo Edi Ramës pas numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara.
Akuzat që rëndojnë ndaj të shpallurve në kërkim janë shkatërrim i pronës me zjarr, kundërshtim dhe mosbindje të policisë, goditje për shkak të detyrës, prishje e rendit dhe qetësisë publike.
Po ashtu, edhe disa deputetë të opozitës janë proceduar penalisht: Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Ervin Minarolli.
Opozita zhvilloi një protestë kombëtare në rrugët e Tiranës, ku fillimisht u hodh molotov në drejtim të selisë socialiste, teksa pati edhe të lënduar.