Një video e publikuar në rrjetet sociale, tregon momentin e frikshmë kur një bombë ruse shpërthen në mes të qytetit Vovchansk, në verilindje të rajonit të Kharkiv-it.
Sipas raportimeve në kanalet e “Telegram” kjo bombë është ODAB-9000, e konsideruar si bomba më e madhe jo-nukleare me një ngarkesë prej 9,000 kilogramësh eksploziv.
Qyteti, edhe para hedhjes së bombës, ngjan si një skelet, i shkatërruar nga luftimet e ashpra.
Megjithatë, disa të tjerë pretendojnë se bomba ishte ODAB-3000, termobarike.
Ushtria ukrainase thotë se bomba nuk është DOAB-9000 pasi një bombë e tillë kërkon avion strategjik për t’u hedhur, dhe radarët nuk kanë kapur lëvzjet e asnjë avioni mbi këtë zonë.
Russia reportedly used massive FAB-9000 aerial bomb in Vovchansk.
It weighs 9,000 kg. pic.twitter.com/RzGIYs5ESb
— Clash Report (@clashreport) October 2, 2024