Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë Policinë e Shtetit. Në numrin 129 të Policisë së Shtetit ka mbërritur një telefonatë, e cila ka alarmuar “blutë” për një bombë ë në rrugën ‘Ukraina e Lirë’ në Tiranë.
Në këtë rrugë është e vendosur Ambasada Ruse në Shqipëri. Menjëherë pas marrjes së informacionit, Policia ka nisur verifikimet, por ende nuk kanë dalë me një njoftim zyrtar.