Me t’u afruar përpara kryeministrisë ka nisur dhe përleshja mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Kanë qenë deputetët e PD, të kryesuar nga Gazment Bardhi që kanë shtyrë në fillim kordonin e policisë, për t’u ndjekur më pas nga pjesëmarrësit e tjerë.
Më pas në drejtësim të godinës së kryeministrisë, protestuesit kanë hedhur molotov dhe sende të tjera shpërthyese. Policia ndërkohë ka përdorur topat me ujë për të shpërndarë protestuesit. (A2 Televizion)