Nga Adriatik Doçi
Partia Demokratike me në krye Sali Berishën zhvendosi protestën kombëtare më datë 7 tetor, protestë e cila ishte parashikuar të mbahej më datë 6 tetor.
Rastësi ose jo, zhvendosja e protestës së PD përkon me ditën kur Hamasi sulmoi befasisht Izraelin duke vrarë 1,400 njerëz.
Më 7 tetor 2023, më shumë se një mijë luftëtarë të Hamasit depërtuan përmes gardhit të sigurisë së Izraelit që e ndante atë nga Rripi i Gazës dhe filluan një masakër mbi popullsinë civile.
Hamasi konsiderohet grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, që përfaqësojnë boshtin kryesor të Perëndimit.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë shpallur non grata Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demokracisë
Berisha dhe Hamasi kanë një armik të përbashët, ndonëse ish kryeministri shqiptar pretendon se shpallja e tij non grata është vepër e lobimit të Sorosit dhe se ky akt nuk përfaqëson Perëndimin.
Hamasi është akronimi i Harakat al-Muqawama al-Islamiyya (Lëvizja e Rezistencës Islame), një organizatë politike dhe paraushtarake palestineze, islamike, sunite dhe fundamentaliste.
Së bashku me Hezbollahun dhe Houthi, Hamasi është pjesë e “Boshtit të Rezistencës” të Iranit, një aleancë e milicive islamike që përfshin Irakun, Sirinë, Libanin, Gazën dhe Jemenin.
Sali Berisha ka një lidhje të hershme dhe të konsoliduar me qarqet iraniane, lidhje të cilën e ka përdorur për të shantazhuar Perëndimin për të mbajtur pushtetin.
Në prill të vitit 2023, portali Hashtag.al publikoi për herë të parë një intervistë të dhënë nga Berisha, në Tiranë, në Mars-1997 për televizionin shtetëror iranian, i cili në atë vit kishte nisur transmetimet në nivel ndërkombëtar.
Intervista e Sali Berishës u publikua në Iran dhe mendohet se të parët që e dokumentuan ishin autoritetet e inteligjencës izraelite, të cilët e cilësuan të cilët e cilësuan si tepër shqetësuese.
Në këtë intervistë Berisha flet për fuqitë kolonialiste (me në krye SHBA-të) shkaktuan rrëmujën në Shqipëri dhe luftën në Bosnjë. Akuzon Kishën Orthodhokse se bashkë me mafien organizuan furnizimin me naftë dhe thyerjen e embargos në Ish-Jugosllavi. Berisha pohon se e lejoi kontrabandën e naftës sepse ndihej inferior nga presioni (sipas tij anti-musliman) i vendeve perëndimore. Sipas tij, firmat piramidale u stimuluan nga bankat evropiane dhe sidomos nga bankat amerikane. Ai thotë se merikanët kërkuan Limanin e Durrësit për bazë ushtarake në këmbim në anëtarësimin e Organizatës së Partneritetit për Paqe (NATO), por këto sipas tij i kishin mashtrime.
Sali Berisha nuk nguroi t’a mohonte këtë intervistë tejet kompromentuese, por faktet nuk lënë shumë vend për dyshime. Intervista besohet se është pjesë e dosjes së SHBA për shpalljen e tij non grata. Është në versionin audio. Është botuar edhe në disa gazeta të kohës./Tema