Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli për përplasjes fizike mes tij dhe biznesmenit Gjergj Luca.
Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2021, në një lokal në Labinot, ndërsa deputeti sqaroi se videoja e bërë virale në rrjet është e manipuluar pasi shfaqet vetëm momenti kur ai qëllon me grushte.
“Ai është veprim për të mbrojtur integritetin tim fizik edhe moral. Nuk jam penduar për veprimin.
Nuk jam takuar më me Gjergj Lucën pas atij rasti. Ai kërkoj falje dhe aty u mbyll, tejkaloi çdo gjë.
Kur më preket integriteti fizik edhe moral reagoj.
Ishte reagim ndaj goditjes, ajo video u manipulua nga ata që e publikuan por veprimi im ishte reagim ndaj tentativës për goditje.
Në video shfaqet vetëm pjesa ime. Ai ishte i shoqëruar me bodyguard ndërsa mua më priste nipi im në makinë”, tha Boçi për Dritare TV.