Ish-ambasadori Mal Berisha, ka folur për Sali Berishën, në një intervistë për Roland Qafokun.
“Unë e kam për nder të mbaj mbiemrin e Sali Berishës. E vlerësoj për vullnetin, qëndrueshmërinë, kontributin që ka dhënë për shtetin shqiptar dhe qëllimet e mira.
Fisi Berisha jo vetëm për nga rrëfimet, por edhe nga dokumente tregohet se është fisi më i vjetër shqiptar i përmendur që në vitin 1270.
Por ka të dhëna që mund të vijë që nga koha e Romës. Janë gjetur dokumente kur në betejën e Beratit që Skënderbeu u tradhtua nga Moisi Golemi, Skëndërbeut i doli në mbrojtje dy gjeneralët e ushtrisë Nikolla dhe Dhimitër Berisha. Këtu përmendet për herë të parë fisi Berisha.
Origjina jonë mendohet të jetë nga Puka , nga një fshat që quhet Berishë e Brigjeve, i cili është në breg të lumit Drin. Një pjesë e tyre u larguan në Tropojë.
Ne Berishët e Tropojës nuk kemi territor tonin. Ne jemi familje të cilët e njohim njëri-tjetrin për të njëjtën origjinë, por nuk jemi të grupuar në një territor.
Shtëpia ime ishte vetëm 2 km larg nga Sali Berisha. Berishën e kam njohur që në Tropojë, kur ishte fëmijë. Ne flinim te shtëpitë e njëri-tjetrit.
Kur veronin bagëtitë, të gjithë ne fëmijët e tjerë luanim nëpër lëndina, ndërsa ai mësonte gjuhë të huaja. Ishte shumë i apasionuar pas gjuhëve të huaja”, u shpreh Mal Berisha për Dritare TV.