Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja njoftoi sot përmes rrjeteteve sociale se Komisioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një organ këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë, ka zhvilluar vizitën e radhës monitoruese në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë.
Qëllimi i kësaj vizite ishte verifikimi i kushteve të krijuara së fundmi në institucion, duke pasur parasysh rekomandimet e mëparshme të Komisionit, Avokatit të Popullit, Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Komitetit për Parandalimin e Torturës dhe Dënimeve ose Trajtimit Çnjerëzor (KPT).
“Në përfundim të vizitës, u konstatua se institucioni i Pojskës paraqitet me infrastrukturë dhe organizim modern, i cili jo vetëm i përmbush standardet, por ndikon pozitivisht në procesin rehabilitues dhe riintegrues të të burgosurave gra”, shkruan Manja në postimin e tij.