Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatës së mirënjohjes për themeluesen dhe presidenten e Benchmark Institut, Rosemary French.
Manja në emër të Ministrisë së Drejtësisë i dorëzoi certifikatën e mirënjohjes zëvendëspresidentes së Benchmark Institute.
Manja theksoi se, si pioniere e ndihmës juridike në Shqipëri, French vendosi gurin e themelit të këtij shërbimi 24 vite më parë, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të ndriçojë rrugën e drejtësisë sociale në vendin tonë.
“Kënaqësi dhe nder që në emër të Ministrisë së Drejtësisë pata mundësinë të dorëzoj certifikatën e mirënjohjes zëvendëspresidentes së Benchmark Institute, në nderim të themelueses dhe presidentes Rosemary French. Si pioniere e ndihmës juridike në Shqipëri, ajo vendosi gurin e themelit të këtij shërbimi 24 vite më parë, duke lënë një trashëgimi që vazhdon të ndriçojë rrugën e drejtësisë sociale në vendin tonë”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.