Është mbledhur këtë të hënë grupi parlamentar i PS-së. Gazetarja Fiona Xhafaj raporton se në fokus të diskutimeve ka qenë axhenda e punimeve në parlament dhe projektligjet që pritet të diskutohen.
“Burimet thonë se ka qenë mbledhje rutinë, ku është diskutuar për ecurinë e punimeve në parlament dhe projektligjet që do të kalojnë në seancën e së enjtes dhe në të tjerat. Nuk ka pasur asnjë diskutim për aksionin e opozitës, protestën, por edhe për masat e ndërmarra ndaj 24 deputetëve, të përjashtuar nga punimet në parlament, shumica me 40 ditë ndërsa tre me 60 ditë”, raportoi gazetarja.
Kujtojmë që opozita ka lajmëruar një protestë pasditen e së hënës. Në terren do të jenë më shumë se 1 mijë forca policie, të cilët do të qëndrojnë para institucioneve ku do të mbahet tubimi.