Dafina Zeqiri ka ndarë një moment të veçantë në Instagram, duke postuar një foto me partnerin Kreshnik Gjergji, ku shfaqet e veshur me një fustan të bardhë, e ulur në gjunjë duke i vendosur unazën. Ajo ka shkruar në mbishkrim:
Të dua sot, nesër, javën tjetër dhe për gjithë jetën time!
Fotoja duket të jetë shkrepur nga ceremonia e tyre private.
Dafina dhe Kreshniku janë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre dhe ky moment shënon një hap të rëndësishëm në jetën e tyre së bashku.
Është bërë e ditur tashmë se ata do të organizojnë dasmën e tyre të shumëpritur këtë fundjavë, e cila pritet të jetë madhështore dhe me shumë të ftuar.