Kryeministri Rama rinisi dje (26 tetor) turin ‘Krenar për Shqipërinë’ me një takim me shqiptarët e SHBA. E pranishme në këtë ngjarje ishte edhe sipërmarrsja shqiptaro-amerikane Ledi Vokshi njëkohësisht edhe ish banorja e BBVK2.
Vokshi është shprehur se është ndjerë e paragjykuar nga shumica për pjesëmarrjen në takimin me Edi Ramën, por kjo gjë nuk e ka penguar të shpreh mendimin e saj në sy të të pranishmëve.
“Jam gjykuar që kam ardhur këtu sot sepse kam një influencë, kam qenë ish këngëtare gjithashtu jam dhe sipërmarrëse në New York. Pse të suportoj unë ty?! Fakti që unë jam këtu sot është sepse dua të edukohem të di se kush je ti, sepse është hera e parë që ju dëgjoj nga afër dhe kam kuptuar se diçka që ne shqiptarët e New Yorkut kemi, është aftësia që ne të mblidhemi këtu bashkë dhe mos të kërkojmë nga ty, por të të pyesim ty: Cfarë ne shqiptarët e New Yorkut mund të bëjmë për ty që të ndryshojmë mendësinë e njëri-tjetrit që kjo nuk është politikë, kjo nuk është fe por është shqiptarizëm” është pyetja që i ka drejtuar Ledi Vokshi kryeministrit Rama.
Ndërkohë Rama tha se kjo përçarje e shqiptarëve ka ardhur si pasojë llumit komunist që morën në dorë “partinë e shpresës” dhe e përdorën për të ndarë shqiptarët në socialistë e demokratë.
“llumi i komunizmit mori në dorë partinë që lindi nga fryma antikomuniste dhe ishte shpresa e parë për Shqipërisë si gjithe Europa dhe e thelloi përçarjen e coi përçarjen në cdo shtëpi kush është demokrat, kush është socialist dhe kjo përçarje na ka përndjekur me vite”, tha Rama.
Më tej Kryeministri shton se amerikanët gëzojnë një kulturë më të rafinuar të nisjes së ditës, ndryshe nga shqiptarët vendas që dita nis nëpër kafe duke u marrë me punët e të tjerëve.
“Unë besoj që ju jeni më të shpejtë dhe më të aftë ta lexoni politikën në Shqipëri, sepse ju shkoni në mëngjes të gjithë në punë dhe nuk shkoni në kafe për të filluar punën duke u marrë me punët e të tjerve”, shtoi Edi Rama.