Një ditë pas arrestimit, ABC News siguron dosjen hetimore të prokurorisë së posaçme që çoi në pranga kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ndërsa pasqyron ecurinë e marrëveshjes me CEZ DIA, në dosjen hetimore janë specifikuar edhe transaksionet bankare edhe pse marrëveshja nuk u miratua.
“Përcaktohet se miratimi i kontratave të tilla, ishte ekskluzivitet vetëm i Këshillit Mbikqyrës të shoqërisë. Kontrata ishte parashikuar të zgjasë për një afat dy vjeçar.” thuhet në dosje ku theksohet se në mbledhjen e datës 25 nëntor 2010, këshilli mbikëqyrës nuk e ka miratuar marrëveshjen e datës 01.09.2010 të nenshkruar me DIA-n.
Por – thuhet në dosjen që ABC News disponon, përmbajtja e kësaj kontrate, nuk flet fare per identifikimin e debitorëve. Perveç shënimit me shkrim dore nga shtetasi Josef Hejsek nw faqen e parë të saj, ashtu sikurse pwrmendet edhe në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës, kjo kontratë nuk ka asnjë aneks.” thuhet në dosje, ku më tej përshkruhet pse nuk është kryer ky proces pune.
“Marrëveshja e datës 01.09.2010, nuk u miratua nga Këshilli Mbikqyrës, dhe si “kundërpërgjigje” e këtij mosmiratimi, u faturuan në të njëjtën ditë të mosmiratimit dhe u paguan menjëherë afërsisht 1.000.000 Euro dhe pas pak ditësh 485.000 Euro, pa bërë asnjë punë.
Faturat janë firmosur nga shtetasi Jan Ivan, nën urdhërimet e shtetasit Josef Hejsek, ashtu sikurse rezulton nga emaili i datës 26.11.2010. Kjo kontratë nuk u miratua nga Këshilli Mbikqyres i shoqerise “CEZ. Shpërndarja”, dhe për këtë arsye me datë 01.02.2011, midis këtyre palëve është nënshkruar një marrëveshje e dytë me të njëjtin objekt dhe per një afat dy vjecar. Marrëveshja e datës 01.02.2011 është zgjidhur në muajin Tetor të vitit 2011.” -thuhet në dosjen hetimore./abcnews.al