Militantë të udhëhequr nga deputetë të Partisë Demokratike kanë nisur aksionin e “mosbindjes civile” për bllokimin e akseve rrugore kryesore të vendit.
Një grup protestuesish janë mbledhur pak çaste më parë te “Kthesa e Kamzës”, aks rrugor që është parashikuar të bllokohet për gati dy orë.
Siç shihet edhe në video, trafiku në këtë zonë është i rënduar ende pa nisur bllokimi.
Akset rrugore që do të bllokohen janë:
“Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.
Për këtë “mosbindje civile” deputetët demokratë kanë kërkuar leje në polici, ndërsa kanë marrë përgjigje pozitive për zhvillimin e protestës, policia ka theksuar se nuk mund të bllokojnë qarkullimin rrugor.
Një numër i madh policës është parë pranë zonave ku parashikohet të mbahet protesta.
Pamjet e siguruara nga vox