Ministri Ulsi Manja ka njoftuar miratimin e Udhërrëfyesit për Funksionimin e Institucioneve Demokratike.
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Manja njoftoi krijimin e një grupi ndërinstitucional me 43 institucione.
“128 masa. Nuk janë angazhime por detyra shtëpie që kemi marrë përsipër t’i kryejmë deri në 2030. Masa të karakterit ligjor administrativ dhe performanca. Udhërrëfyesi i është nënshtruar një konsultimi të gjerë edhe me shoqërinë civile. Shqipëria sot në një pozicion solid në raport me anëtarësimin në BE”, u shpreh ai.