Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në Ministrinë e Drejtësisë studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se takimi ishte një mundësi e mirë për të ndarë përvojat dhe eksperiencat, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut.
Postimi i plotë:
Nuk ndodh shpesh të kemi në Ministrinë e Drejtësisë mysafirë si studentët e magjistraturës nga landi i Bavarisë, të udhëhequr nga gjyqtari z. Gernot Zehelin.
Takimi ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvojat dhe eksperiencat mes sistemeve tona të drejtësisë, si dhe për të promovuar arritjet e reformës në drejtësi, sidomos procesin unik të vetingut, por edhe sfidat e kësaj reforme!
Me studentët e magjistraturës ka gjithmonë gjëra interesante për të diskutuar, dhe mbushesh me motivim!