Ende nuk është zbuluar nëse Jonida Vokshi do të vijojë prezantimin e edicionit të radhës të Big Brother VIP Kosova. Por përtej jetës profesionale, moderatorja gjendet në një moment të vështirë personal.
Këto ditë nuk janë shumë të bukura për familjen e saj. Prezantuesja ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku gjendet pranë të atit.
Fotoja është postuar nga spitali ku Jonida mban dorën e tij. “Forca bush”, shkruan ajo duke nënkuptuar se momenti që po kalon familja s’është aspak i lehtë.