Tirana, Albania aerial, taken in June Summer 2022

Agjencia ndërkombëtare Moody’ s rrit vlerësimin për ekonominë në Shqipëri në Ba3 e qendrueshme nga B1 pozitive.
“Konfirmon se po ecim në rrugën e duhur sa i takon reformave në kuadër të procesit të integrimit”.

Ky vlerësim për Shqipërinë vjen në një kohë kur ekonomia globale po përballet me sfida dhe sipas ministrit të Financave reflekton reformat e ndërmarra në dekadën e fundit.
“PBB rrit me shumë se dy herë, te ardhurat përfrymë të rritura, papunësia më e ulët se në rajon”.

Ndërkohë përfitimet që i vjinë vendit na ky vlerësim janë konkrete. “Ndikim pozitiv për investime e huaja, përfiton në dalje në tregje ndërkombetare me kosto me të ulët”.

Moody’s vlerëson gjithashtu se financimet nga Bashkimi Europian dhe zbatimi gradual i reformave të mëtejshme të lidhura me procesin e anëtarësimit në BE do të kontribuajnë pozitivisht në profilin e kreditit të Shqipërisë.