Naim Bunjaku ose i njohur ndryshe me emrin artistik “Xuxi” është një nga banorët e rinj që u futën mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Këngëtari i njohur siç duket ende nuk është mësuar me rregullat e këtij formati televiziv dhe ka dhënë informacion nga jashtë për Rezart Veleshnjën. Aktori shqiptar mëson se SPAK-u ka arrestuar Ilir Metën dhe pikërisht ky lajm bombastik e elektrizon atë.
“U çfarë më the”, shprehet ai ndërsa nuk e mban vendi prej lumturisë. Në atë moment ndërhyn edhe produksioni duke i kërkuar Xuxit që të mos japë info nga jashtë.
Xuxi: E di që futën në burg Ilir Metën?
Veleshnja: Çar re? Çfarë më the? Kur mo? Kur e futën në burg?
Veleshnja: U çfarë lajmi më ke dhënë… Ilir Metën e paskan futur në burg. SPAK-u…
Produksioni i bën thirrje Xuxit që të mos japë informacion nga jashtë, ai i kërkon falje.