Ishte një ditë e zakonshme kur Mahmudie Shuli nga Gramshi pikasi se mund të ishte prekur nga kanceri i gjirit.

Ajo tregon se shqetësimin e ndau fillimisht me kunatën e saj dhe menjëherë nisi ekzaminimet. Gjeti forcë dhe besimin se sëmundja do të mposhtet.

Mbështetja e familjarëve dhe terapia e ndjekur me rigorozitet nisën të japin efektet e para. Edhe pse pati momente të vështira si rënia e flokëve, ajo asnjëherë nuk u dorëzua. Me kalimin e ditëve ajo po përmirësohej.

Mahmudie Shuli, e shëruar nga kanceri i gjirit: Po vështirësia më e keqe ishte kur të binin flokët. Të gjitha keq ishte, edhe kur merrje kimioterapinë. Nuk ishte një sëmundje që e bëra vetë, s’ke çfarë i bën. Me shumë sakrificë. Tani kam qenë mirë.

Tashmë kjo histori i përket së shkuarës. 65-vjeçarja i është kthyer normalitetit duke punuar si banakiere në një nga lokalet e qytetit të Gramshit.

Për të gjitha gratë dhe vajzat ajo apelon që të kontrollohen sa më shpesh dhe t’i parapriijnë sëmundjes pasi kapja në kohë, kurajo dhe mjekimet kanë mjaft rëndësi.

Mahmudie Shuli, e shëruar nga kanceri i gjirit: Sa më shumë kontrolle. T’i vijmë rreth vetes vetë që të shtyjmë ca ditë sepse është shumë e vështirë.

Klan News