Aktorja Rozi Kostani ishte e personazhi i kësaj të premteje në emisionin “Glamour” në “Ora News”.
Ajo u bë e njohur shumë kohë më parë për publikun shqiptar me filmin ikonë “Unë, Ti & Kasandra”, ndërsa e pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, Kostani solli përjetimet e saj për famën e arritur dhe si shihej ajo në sytë familjarëve të saj.
“Bashkëshorti më ka mbështetur më shumë se sa familja ime në atë kohë. Babai, vëllai patën një reagim të çuditshëm, pasi duhet të kemi parasysh për vitet kur ndodhnin ngjarjet…
Reagimi i tyre ka qenë shumë i egër dhe unë kam mbetur shumë e befasuar. Babi më ka kërkuar falje, sepse ai ishte i ndikuar më shumë nga vëllai, sepse vëllezërit ishin ata që i fusnin më shumë “xixat”.
Më mori babi, vëllai ulëriste pas tij, dhe më thoshte: “Çfarë na bëre?! Na turpërove?!” Dhe unë kish mbetur në vend, nuk po merrja vesh, s’dija si të reagoja dhe nuk dija asgjë që të bëja. Mbaj mend e lëshova në tokë receptorin e telefonit dhe ufff, gati m’u mor fryma. Më mori im shoq, i cili nuk më tha absolutisht asgjë, sepse ai e dinte që unë nuk kisha bërë gjë”, u shpreh aktorja Rozi Kostani.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME AKTOREN ROZI KOSTANI NË “GLAMOUR”