Nesër ndryshon ora! Natën ndërmejtëse mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor ndryshon ora. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë pas në orën 03:00 duke u kthyer në orën 02:00.
Kjo do të thotë se ne do të flemë një orë më shumë, por gjithashtu se dita është më e shkurtër. Ora do të ndryshojë sërish pas 7 muajsh, në fundjavën e fundit të Marsit, ku dhe dita do të jetë më e gjatë. Në Mars ora do të shkojë 1 orë para nga 01:00 në 03:00.
Pse e ndryshojmë orën?
Kalimi nga koha e verës në orën standarde është një praktikë e përdorur në shumë vende për të optimizuar përdorimin e dritës natyrore. Ideja e kohës së verës është të shfrytëzoni sa më shumë orët e ditës gjatë muajve të verës, duke lëvizur akrepat me një orë përpara, për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike në orët e mbrëmjes. Megjithatë, ndërsa vjeshta përparon dhe ditët shkurtohen, avantazhi i energjisë zhduket dhe ne i kthehemi kohës diellore.