Ka nisur sot Big Brother Vip Kosova. Banorja e parë që ka “inauguruar: shtëpinë është këngëtarja Rovena Stefa, e cila zgjodhi të hyjë duke kënduar këngën e saj “Dasma”.
Ajo ka deklaruar se hyn në Big Brother si beqare, duke e rritur akoma më shumë interesin për aventurat e saj brenda shtëpisë.
Bashkë me Rovenën është futur edhe këngëtari shqiptaro latini, Cavini Edmond.
Kujtojmë se konkurrentët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.