Flamur Noka ka kërcënuar live ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, se do ta tërheqin zvarrë.
“I them nipit të Enver Hoxhës, se siç tërhoqëm zvarrë Enver Hoxhën, ashtu do të tërheqim zvarrë edhe ty, bashkë me Edi Ramën dhe Elisa Gjokën.
Po mbroni narkosin. Mosbindja civile do t’ju heqi qafe. S’e ndaloni dot popullin as ti nipi i Enver Hoxhës, as Elisa Spiropali”, tha Flamur Noka, pas përplasjes me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Këta të fundit ndërhynë në ambientet e Kuvendit, pasi një grup protestuesish kërkoi që të hynte në oborrin e Parlamentit.
Ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, shkaktoi përplasjen e tyre me deputetët e PD-së, që e konsideruan si skandal pse ata u futën brenda ambienteve të Kuvendit.
Gazment Bardhi nga ana tjetër, tha se atyre iu kanë nxjerrë armët.
“Luan Baçit dhe Bledion Nallbatit i nxorrën pistoletën dhe ua drejtuan atyre, duke i kërcënuar me jetë.
Kjo është e paprecedentë”, tha Bardhi.
“Policë të armatosur kanë hyrë në Kuvend, i kanë drejtuar armën deputetëve dhe i kanë qëlluar.
Asnjë herë në kuvend nuk kanë hyrë forca speciale për të goditur deputetë.
Kjo është fytyra e një krimineli në krye të Policisë së Shtetit. Kujtojnë se do të trembin deputetët”, vijoi Bardhi.