Pasditen e sotme, studio e “Ftesë në 5” ka hasur kundërshtime të shumta mes të ftuarve. Të ftuarit për të shpjeguar se si ka ndryshuar sistemi social i marrëdhënieve seksuale; Alba Pollozhani, Pamela Shqezi, Meridian Ramcaj, Teuta Doci dhe Gëzim Tushi kanë shprehur qëndrimet dhe perceptimet e tyre individuale për marrëdhëniet seksuale në 2024-ën.
Vetë profesor Gëzim Tushi ka pohuar përmes studimit të tij, se seksi është kthyer në një mall të zakonshëm që mund ta gjesh kudo dhe, nga ana tjetër, Alba është shprehur se të kryesh marrëdhënie me 2-4 vetë në ditë është e pamoralshme.
Sipas ish-konkurrentes së “Për’Puthen”, ngjarjet në çift nuk mund të zhvillohen në itinerare kohore të shpejta, pasi vajza dhe djali duhet të sigurohen për marrëdhënien e tyre.
Kjo ka sjellë më pas edhe acarimin në studio të të ftuarve të tjerë.
“Po kjo që po bën ti është e moralshme?”,- iu kthye Pamela Shqezi Albës, duke treguar hapur kundërshtinë e saj, por njëkohësisht edhe duke nxitur debatin në studio.