“E dua shumë muzikën por nuk jam dirigjent i mirë. Më mirë rri në auditor dhe dëgjoj muzikën. Në mënyrë konstante kam theksuar, duke pasur parasysh reformat që duhet të marrë Shqipëria, për të ndryshuar mënyrën si funksionon e gjithë shoqëria. Suksesi i Shqipërisë është pronësi e të gjithëve, të gjithë duhet të ndihen autor, do të vazhdoj këtë mesazh.
Ka mënyra për të shprehur mospajtimin. Anëtarët e PE patën një dialog me homologët shqiptar. Nuk mendoj se ndërprerja e Kuvendit është një mënyrë, ka mënyra të tjera. Shpresoj se do të gjendet një rrugë për të ri angazhuar opozitën. Siç e thashë, kjo kërkon gatishmëri dhe angazhim nga të dyja palët”-deklaroi Gonzato.