Një përplasje e ashpër është zhvilluar në Komisinin Hetimor për Sterilizimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi është përpjekur të ndalojë dëshmitarët në Komision. Deputeti socialist i quajti demokratët rrugaçë, deklaratë e cila solli reagimin e Vokshit. Kjo e fundit i hodhi mikrofonin në tokë nënkryetarit të Komisionit Hetimor. Ndërsa, Ndreca i ktheu përgjigje se “opozita njeh vetëm gjuhën e forcës dhe të dhunës e molotovit”.
Plarent Ndreca: Unë nuk rri në komision me njerëz rrugaçë… Nuk punoj me njerëz që sillen si rrugaçë.
Albana Vokshi: Kujt i thua rrugaçë? Juve jeni rrugace. (i hedh mikrofonin në tokë) Nuk e hap ti mbledhjen, dil përjashta.
Plarent Ndreca: Ju njihni vetëm gjuhën e forcës, nuk keni argument.
Albana Vokshi: Me forcë përballë do na keni.