Deputetët demokratë vijuan sërish me skenarin e kaosit ditën e sotme. Ata mbërritën 75 minuta para fillimit të seancës plenare dhe tentuan t’i bllokonin hyrjen drejt Kuvendit kolegëve të tyre socialistë.
Përpjekja e demokratëve për të mos lejuar deputetët e mazhorancës të hyjnë në parlament u shoqërua me tensione.
Përplasje fizike pati edhe mes demokratëve dhe forcave të Gardës së Republikës.
Por pavarësisht aksionit të opozites, kryetarja e Kuvendit, ministrat dhe deputetët e mazhorances hynë nga dera anësore dhe miratuan të vetëm marrëvëshje qe ishin vendosur në rendin e ditës.
Opozita nga ana tjetër, dogji në oborrin e Kuvendit 4 manekinë, të cilëve i kishin vendosur fytyrën e kryeministrit Edi Rama dhe të vëllait dhe të ish-ministrit Fatmir Xhafaj dhe të vëllait.
Për të folur rreth aksionit opozitar, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me gazetarin Roland Zili, ishte analisti Ergys Mërtiri. Mërtiri tha se opozita po përpiqet që të shpëtojë liderin e saj, Sali Berishën, por me këtë mënyrë po varros partinë.
-Edhe sot opozita krijoi kaos duke mos mundësuar një seancë normale parlamentare. Duke lënë mënjanë të drejtën e saj për formën e reagimit, sa sukses mund të ketë strategjia e radikalizimit të aksionit politik?
Mërtiri: Një strategji e tillë nuk mund të ketë sukses. Është provuar vjet, parlamenti kaloi skena të tilla të cilat u bënë qesharake dhe të bezdisshme. Sfida e çdo force politike është të tërheqë elektoratin gri. Elektorati gri kërkon që opozita të jetë një forcë që e përfaqëson, kërkon të shohë një opozitë të re. Opozita nuk i ofron këtë pamje, i ofron modelin e vjetër që kemi 34 vite që e shohim dhe shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës. Opozita ose nuk kupton nga politika ose nuk do të fitojë. Problemi është se duke mos mundur të fitojë nuk po përpiqet të prodhojë imazhin e duhur për të fituar. Po përpiqen të shpëtojnë liderin duke varrosur partinë.
-Duket se ka dhe një problem me qëndrimin e faktorëve të tjerë opozitarë që nuk janë të bashkuar reth PD-së në radikalizimin e saj.