Një stuhi shiu ka përfshirë së fundi Bosnjen, ku ka shkaktuar përmbytje në disa qytete të ndryshme të vendit, ndërsa shumë banesa kanë mbetur pa energji elektrike.
Shërbimet e shpëtimit në jug të vendit raportuan disa persona të zhdukur dhe u bënë thirrje vullnetarëve dhe ushtrisë për të ndihmuar, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërkohë, sipas informacioneve jozyrtare që ka marrë portali Klix.ba, numri i të vdekurve nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut në Jabllanicë është rritur në mbi 10 persona.
Shërbimet e shpëtimit në qytetet Jabllanicë dhe Kiseljak thanë se rryma ishte ndalur gjatë natës dhe telefonat celularë humbën sinjalin.
Stacioni i zjarrfikësve në Jabllanicë tha se qyteti ishte plotësisht “i paarritshëm” sepse rrugët dhe linjat e trenave ishin të mbyllura.
“Policia na informoi se edhe hekurudha është e bllokuar”, thanë shpëtimtarët.
“Nuk mund të hysh apo të dalësh nga Jabllanica për momentin. Telefonat fiks funksionojnë, por celularët nuk kanë sinjal”.