Ish-kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Adrian Çela, u paraqit këtë mëngjes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Ende nuk dihet arsyeja se përse prokurorët e posaçëm, kanë thirrur Çelën, ndërkohë që mbetet të shohim nëse ai do të japë deklaratë për mediat kur të dalë.
Adrian Çela drejtoi OSHEE-në për nëntë vite me radhë. Ai mori detyrën në dhjetor të vitit 2014, gjatë kohës kur qeveria nisi një aksion të gjerë për disiplinimin e sektorit energjetik, ku pati edhe arrestime të debitorëve. Derisa në qershor të vitit të kaluar, mandati i Çelës si administrator i OSHEE përfundoi dhe nuk u rinovua më.