Einxhel Shkira, prej kohësh është pyetur në rrjet se përse ka marrë një pushim kaq të gjatë nga ekrani.
Nga përgjigjet e Einxhelit, kuptohet qartë që si fillim ka zgjedhur t’i përkushtohet familjes duke sakrifikuar karrierën.
Së dyti, ka një listë gjërash që e pengojnë. Megjithatë, një përgjigje më e qartë do të vijë shumë shpejt.
Ja disa nga përgjigjet që Einxhel i ktheu komenteve:
Ti je super e zgjuar, e artikuluar, televizive, me çfarë nuk bën kompromis që nuk je në çdo sezon prezente? Se po shoh shumë figura që promovohen pa lidhje dhe mendoj pse jo ti?
Kam dëgjuar dhe që s’po më marrin. Po ja dikush me mend në kokë e kupton që diçka më pengon të jem prezente dhe lista e ‘diçkave’ është shumë e gjatë.
Por le të themi kryesoren, koha me familjen time më është dukur më e çmuar. Të tjerat i them një herë tjetër.
Shumë vajza të ekranit nuk marrin pauza kaq të gjata qoftë edhe pas lindjes, sakrificë më e madhe, ndërkohë ti dëshiron oferta (prime time) pa dhënë asgjë në kaq kohë dhe pa luftuar si to?
Varet nga prioritetet në jetë apo mundësitë. Ndoshta sakrificë më e madhe është t’i thuash jo ca ëndrrave profesionale, karrierës dhe ndonjë page të mirë për të qëndruar në shtëpi me fëmijën tënd!
Varet nga këndvështrimi i çfarë quan ti sakrificë dhe cilën ia vlen të sakrifikosh më shumë.
Sa për pretendimet, s’di që pauza të të heqë ndonjë aftësi artikuluese apo moderuese, as di të ketë ndonjë fashë orari të caktuar për ne që bëjmë pauza të gjata. Por ke të drejtë, i kam një çikë të larta dhe ‘e keqja’ është që më japin të drejtë edhe ofertat.
A të duket e drejtë të postosh vetëm për publicitet duke qenë se njerëzit të ndjekin ty se të duan ty dhe okej që të marrë disa sugjerime nga ty, por kohët e fundit ti je aktive vetëm për të reklamuar diçka dhe kaq.
Po e prisja këtë mesazh dhe më vjen mirë sepse kuptoj që ndihet mungesa e Einxhel!
Mungesa e fjalës dhe opinioneve të mia… ka qenë e qëllimshme dhe aspak rastësore, sepse doja të shihja a do të më donit edhe mua pa kushte siç doni një pjesë të mirë të personazheve që kurrë nuk thonë asgjë dhe kurrë nuk kanë një opinion, por thjesht bëjnë lekë me vëmendjen tuaj në heshtjen e tyre, duke ecur të sigurt pa i sharë apo urryer dikush… Ka qenë e vështirë të mos flas për çdo gjë që mendoj, por dhe aq keq s’qenka jo.
Ekrani ka nevojë për ty! Je elokuente, inteligjente, je e lindur për ekran o gocë! Kur do të të shohim në ekran?
Shumë faleminderit për vlerësimin tuaj! Për ty dhe p