Partia Demokratike ka njoftuar policinë se do të bllokojë disa akse nacionale në vend, si pjesë e një proteste.
Policia e Shtetit konfirmon se ka marrë njoftimin për tubimin, por se do të vëzhgojë protestën pasi ajo thotë se bllokimi i rrugëve përben vepër penale dhe do të mbajë përgjegjës organizatorët.
““Ne do garantojmë të drejtën e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale, për këtë kemi njoftuar të gjithë organizatorët, që do mbajnë përgjegjësi.””, konfirmoi Policia për ABC News. Krahas Tiranës, PD pritet të bllokojë dhe disa rrethrrotullime në qytete të tjera në vend.
” PD në skenarët për tubimin e nesër, sipas informacioneve që janë marrë nga Policia, pritet të ketë bllokim në ish-sheshin Shqiponja në Tiranë dhe në disa rrethrrotullime në qytetet tjera të vendit”, raportoi gazetari Ervin Leka.
Bllokimi i rrugëve është një vepër, e cila dënohet nga gjobë deri në tre vjet heqje lirie.