Më 23 tetor, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës do të jenë në Strasburg. Pas mosbindjes civile dhe letërkëmbimeve me ndërkombëtarët për t’i ndërgjegjësuar për situatën në Shqipëri, demokratët do të nisin një tur takimesh me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët.
Ligjvënësit demokratë pritet të denoncojnë situatën politike në vend, ku sipas tyre arrestimi i liderit të PD dhe i ish-deputetit Ervin Salianji, janë të motivuara politikisht. Pas protestës në Strasburg, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim rrugësh. Deputetët pritet që edhe ditën e enjte në Parlament opozitarët do të organizojnë protestën e radhës.