Monika Kryemadhi ka mbërritur në ambientet e GJKKO-së.
“Po shkoj sot të paraqitem përballë një sistemi drejtësie të kastruar. Për të treguar se kush e ka shpërndarë dosjen në media që hapur cenon procesin hetimor. Për të kuptuar që drejtësia e Edi Ramës nuk është ajo që kanë kërkuar shqiptarët, por drejtësia e propagandës së Edi Ramës. Do të shohim fytyrat si i kanë nëse do t’i përballojnë dot ose jo”, u shpreh ajo.