Sara Gjordeni ka vendosur t’u japë fund spekulimeve rreth “zhurmës” që ka shkaktuar kënga e fundit e Bardhit, në të cilën këngëtari shpreh zhgënjimin e tij se ishte braktisur dhe kishte mbetur pa punë. E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Sara foli për vështirësitë financiare që ka përjetuar gjatë shtatzënisë, të cilat janë përmendur në tekstin e këngës.
“Bardhi ka pasur hite, ishte e pamundur ta imagjinonin në pozicionin e një djali pa lekë. Por kontratat e gabuara nuk është çudi të të lënë zero. Kjo ka ndodhur me Bardhin. Kënga është shkruar në periudhën prill-maj. Një muaj e gjysmë që nuk ka punuar fare, nuk ka pasur asnjë lloj burimi të ardhurash, vetëm unë punoja. Kam një familje që më ndihmon financiarisht, por Bardhi ka qëndruar si zotëri dhe nuk donim t’i zgjasnim dorën njeriu. Bardhi vet si individ ka pasur vështirësi, por jo se nuk i kemi pasur ato kushte, kam pasur mbështetjen nga familja. Dua ta ritheksoj se kjo situatë ka kaluar, Bardhi pati koncerte gjatë verës dhe nuk jemi më në atë situatë, disa reagime s’më kanë bërë shumë sens”
Gjatë intervistës, Sara u pyet edhe për ish-menaxherin e Bardhit, me të cilin këngëtari kishte një miqësi të ngushtë, por marrëdhënia e tyre është krisur kohët e fundit. Shumë prej spekulimeve fajësojnë Sarën për prishjen e kësaj miqësie, por ajo e hodhi poshtë këtë ide.
Ajo theksoi se edhe Bardhi i kishte kërkuar llogari për disa nga deklaratat e tij publike pas publikimit të këngës. Sipas Sarës, ndarja profesionale mes Bardhit dhe ish-menaxherit të tij nuk ka ndodhur për shkakun e saj, por për arsye të tjera, që lidhen me çështje profesionale.
Në përfundim, Sara u përpoq të qartësojë se nuk ka ndikuar në prishjen e bashkëpunimit mes tyre dhe se situata është më komplekse sesa duket nga jashtë.
“Unë nga brenda Big Brother e kam respektuar dhe përshëndetur atë person, herë pas here. Kur dola, pashë që ky zotëria nuk kishte lënë emision pa dalë dhe disa postime, për të cilat dhe publiku nuk ishte dakord. Ekzistonte dhe një foto e Heidit me Bardhin, me përshkrimin; ‘sa bukur duken këta të dy, ju si mendoni?” shtoi Sara.
Pas daljes nga BBV, Bardhi u përfshi në një konflikt me menaxherin e tij, Jetmir Agaj. U përfol se ky i fundit e nxorri nga shtëpia e “Big Brother” duke shpikur sëmundjen e nënës së këngëtarit. Më pas, të dy u përfshinë në një sërë përplasjesh. Fillimisht, këngëtari nuk kishte akses në ‘Instagram’. Kur dukej se gjërat ishin sqaruar dhe këngëtari mori përsëri faqen e tij, ‘plasi’ sërish mes tyre. Bardhi humbi përsëri faqen e tij zyrtare të ‘Instagramit’ dhe ndërpreu kontratën e menaxhimit me reperin nga Maqedonia e Veriut. Por mesa duket përplasja mes tyre paska qenë dhe më e fortë sesa palët kanë zbuluar për publikun.