Përplasjet mes dy ish-banorëve të “Big Brother VIP 2” duket se janë thelluar. Pas dënimit me 1 vit burg të Luiz Ejllit nga Gjykata e Fierit, ka reaguar edhe Dea Mishel Hoxha, e cila e ka thumbuar fituesin e “BBVip” përmes disa postimeve në rrjetin social Instagram. Ajo shkruan se për shkak se ka qenë e zënë nuk ka lexuar lajmet që janë publikuar me datën 10 tetor, kohë kjo kur u bë i ditur vendimi i gjykatës.
“Paskemi pas lajme në datë 10, po hiç mendja unë e zënë me eventin”, shkruan Dea në postimin e parë. Më tej ajo vazhdon: Thonë shokun zgjidhe më të mirë se vetja. Jam kurioze kush nga këta zgjodhi kë? Pr*stitucioni apo falsifikimi.
Pas publikimit të posteve të saj, ka reaguar edhe këngëtari Luiz Ejlli, përmes një postimi në Instagram, ku vendos në sfodn një këngë me fjalë eksplicite: oj Lulija jon me limona, o kush na ka inatin ju q*** nona ooo…
Ai më pas shkruan mbi foto: Po ma kërkon me se s’bën që t’ia këndoj në koncertin e radhës.
Një postim ky që i referohet momentit kur këngëtari e sulmoi verbalisht në një koncert në qytetin e Shkodrës.