Një grup militantësh pasi i kanë vënë flakën gomave para bashkisë së Tiranës, u zhvendosën para parlamentit.
Mbështetësit e opozitës tentuan të futen brenda në oborrin e Kuvendit, por nuk arritën të hapin portën pasi aty mbërritën menjëherë forcat e Gardës dhe të Policisë së Shtetit.
Mes protestuesve ka pasur edhe fëmijë të cilët kanë tentuar të hidhen lart gardhit metalik.