Një teori konspirative për Beyoncé është bërë virale në internet! Përdoruesit e “TikTok” janë të bindur se kënga ‘Daughter’ nga albumi i saj ‘Cowboy Carter’ dyshohet se është një rrëfim për vrasjen e Cathy White. Cathy White, një ish-publiciste në industrinë e argëtimit, e cila vdiq nga një aneurizëm në tru më 1 shtator 2011, në moshën 29-vjeçare. Që nga vdekja e saj e papritur, thashethemet nuk kanë munguar.
Tani “TikTok” mendon se Beyoncé është e përfshirë në vdekjen e White.
Teksti i këngës së Beyonce është ky: Trupi yt i shtrirë në këto dysheme të ndyra/ Njollat e tua të gjakut në veshjet e mia të personalizuara/ Kujdestarja e banjës më lejoi të hyja/Ajo ishte një fanse e madhe/Unë me të vërtetë u përpoqa të qëndroja e ftohtë/Por arroganca jote më prishi vetminë/Tani të grisja fustanin dhe tani je e nxirë/Shih çfarë më detyrove të bëj.
Teoria nuk ndalet me kaq! Cathy White dyshohet se ishte shtatzënë me fëmijën e Jay-Z para vdekjes së saj. Pas lindjes, White supozohet se vdiq në rrethana të paqarta. Gjithashtu pretendohet se fëmija i parë i Beyoncé, Blue Ivy, është në fakt vajza e White dhe Jay-Z. Në thelb, komploti pretendon se Beyoncé vrau White dhe tani po rrit fëmijën e saj, Blue Ivy, si të sajën.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këtyre pretendimeve u mungon ndonjë bazë faktike në kohën e shkrimit. Nuk ka asnjë provë që lidh Beyoncé ose Jay-Z me vdekjen e Cathy White, as nuk ka prova që White ishte shtatzënë para vdekjes së saj. Edhe pse komploti lidh njoftimin e shtatzënisë së Beyoncé me vdekjen e White. Beyoncé zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së saj të parë me Jay-Z më 28 gusht 2011.
White ndërroi jetë tre ditë më vonë, më 1 shtator 2011. Fëmija i parë i Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy, lindi më 7 janar 2012.
Teoria pretendon se këngëtarja e ‘Cowboy Carter’ dyshohet se ka “falsifikuar” shtatzëninë e saj në vitin 2011 dhe se Ivy është në fakt vajza e White dhe Jay-Z.