Në gjyqin që po zhvillohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, autori i dyshuar Leonard Duka, i cili u ekstradua nga Belgjika pak javë më parë, ka mohuar përfshirjen në këtë ngjarje.
“Prokurori është i njëanshëm, më akuzon si organizator të vrasjes së Santiago Malkos. Dhe kam venë re qe do te më dënojë…Prokurori mos të korruptohet nga kriminelet e vendit por të beje detyrën. Prokurori po kërkon të me dënojë pa fakt pa asgjë”, ka thënë Duka.
Nëna e Malkos, ka shpërthyer në lot dhe ka kerkuar qe ai te denohet me vdekje duke braktisur seancën, ndërsa GJKKO ka njoftuar se gjyqi do të shtyhet për datën 24 tetor.