Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka takuar homologen e tij, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ka qenë vetë kreu i shtetit, që ka ndarë në rrjetet sociale disa foto takimi, duke e konsideruar të përzemërt dhe vëllazëror.
Begaj ka thënë se mbështetja e Kosovës është një vizion për të dhe do të vijojë të lobojë për njohjet e reja të saj.
Sipas presidentit, bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit.
“Me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, në një takim të përzemërt e vëllazëror. Për mua, mbështetja e Kosovës është misioni dhe detyra ime. Do të vijoj të loboj fort për njohjet e reja të Kosovës, për Kosovën pjesë të organizatave ndërkombëtare. Bashkëpunimi ynë ekonomik do të forcohet më shumë me hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe portin e ri të Durrësit”, ka shkruar ai krahas fotove