Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka mbërritur për një vizitë zyrtare dyditore në Bosnje dhe Hercegovinë. Begaj u prit zyrtarisht në Sarajevë me nderime ushtarake nga kryetari dhe anëtarët e Presidencës së BiH Denis Beqiroviç, Zheljko Komshiç dhe Zheljka Cvijanoviç.
Kjo vizitë e kreut të shtetit zhvillohet në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe, forcimit të bashkëpunimit për çështjet rajonale dhe për proceset integruese.
Presidenti Begaj do të takohet edhe me Kryetarët e Dhomave të Popullit dhe të Përfaqësuesve në Asamblenë Parlamentare, si dhe me Kryeministren Borjana Krišto.