Pas më shumë se 1 orë fjalime nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, është prerë shiriti i xhamisë së Namazgjasë. Me mikrofon në dorë, Erdogan ka bërë lutjen e fundit dhe bashkë me Ramën dhe dy bashkëshortet kanë prerë shiritin.
Erdogan: A jemi gati? Në emrin e Allahut, e presim shiritin e hapjes së xhamisë së Namazgjasë. Bismilah
Menjëherë më pas janë futur brenda për të parë nga afër ambientet e brendshme të xhamisë, ndërsa qindra qytetarë ishin jashtë duke pritur për një takim me kreun e shtetit turk.