Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj tha se opozita ka kaluar çdo cak me qëndrimet e saj në këto muajt e fundit.
Duke folur në “Shqipëria Live” në Top Channel ai tha se disa veprime të opozitës nuk kanë ndodhur as në 1992.
“Policia u vetëpërmbajt dje. E kemi parë në këtë vend që protestat shpesh herë kanë marrë drejtime të ccuditshme. Protesta e djeshme kishte qëllim shumë specifik. Një nga problemet kryesore që ka opozita është që harron qëllimin e saj. Nuk mendoj se opozita e ka ndarë mendjen nëse është protestë ndaj qeverisë apo ndaj drejtësisë. Dje janë kaluar ca caqe që nuk janë kaluar as në 1992”, tha Xhafaj.
Sipas tij “kurrë ndonjëherë nuk është goditur ndonjë deputet që rrinte ulur, sicc ndodhi pak muaj më parë; nuk është qëlluar kurrë ndonjëherë një kryetare Parlamenti me dru. Dhuna është pikësynimi, nuk është rezultante. Së treti është futja me forcë në zyrën e grupit të PS për të kërkuar një përplasje fizike dhe së katërti është skena që ndodhi të enjten e shkuar kur u sulmuan fizikisht ministrat”.