Opozita dhe mbështetësit e saj kanë nisur grumbullimin për protestën e ditës së sotme.
Lidhur me këtë protestë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste në një bisedë me gazetarin Drini Zeqo, u shpreh se tubimi i ditës së sotme nuk do të prodhojë asgjë.
Klosi u shpreh se kërkesa e opozitës për qeveri teknike është e pakuptimtë. Ndërsa sa i takon aksionit opozitar në Parlament, Klosi u shpreh se deputetët e dinë se po bëjnë shkelje, por ato veprime i bëjnë për të bërë politikën e tyre.