Protesta që ka paralajmëruar opozita për datën 7 tetor, duke paralajmëruar edhe mosbindje civile, ka vënë në lëvizje edhe Policinë e Shtetit.
Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga ka mbledhur në një takim shefat e komisariateve dhe drejtuesit e Policisë së Tiranës.
Takimi u zhvillua në orën 13:00 dhe në fokus të bisedës ishin masat që pritet të merren nga policia për protestën e thirrur nga PD.
PD dhe aleatët mblodhën dje në mesditë edhe Federatën e Opozitës në lidhje me nismat që do ndërmarrin dhe strategjinë e protestës, ku si shkak ka shërbyer dënimi me 1 vit burgim i ish-deputetit Ervin Salianji, për dosjen “Babalja”, me akuzën e kallëzimit të rremë.