Personi i tretë që ka qenë në makinën ku mbetën të vrarë Hamza Lici dhe Arlind Bushati nuk është identifikuar akoma nga Policia e Shkodrës.

Ai është larguar menjëherë pas ngjarjes, por është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.

Hetuesit po punojnë për ta identifikuar dhe lokalizuar.

Ai u fotografua teksa qëndron në këmbë në afërsi të trupit të pajetë të Hamza Licit.