Situata kritike nga përmbytjet dhe moti i keq paraqitet në qytetin e Vlorës. Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha tha për mediat se janë evakuar 22 familje, ndërsa 3 personave u është dhënë ndihmë pasi kishin mbetur të bllokuar.
Po ashtu ai ka bërë me dije se është çarë kanali i ujrave të larta të qytetit, dhe se ka kërkuar ndihmën e ushtrisë për përballimin e situatës.
Nga pamjet e publikuara më herët nga qyteti i Vlorës duket se uji ka marrë në “dorë” vendin ndërsa rrugët janë mbushur plot me uji. Rruga Abano, Rominna, Bulevardi Vlorë-Skelë dhe disa rrugë të tjera në qytet janë prekur nga vërshimi i ujit. Rruga te “Omonia” dhe te Kisha Ortodokse janë të pakalueshme. Drejtuesit e automjeteve dhe kalimtaret po hasin vështirësi për shkak të përmbytjes.
Rajoni ynë po përjeton ditët më të dhimbshme të viteve të fundit. Tensionet, konfliktet dhe luftërat po shkatërrojnë gjeografinë tonë nga brenda. Si komb ne po i ndjekim me zemër të thyer masakrat në Gaza dhe Liban. Izraeli fillimisht pushtoi Gazën me pretekstin e Hamasit. Tani po derdh gjak në Liban me pretekstin e Hezbollahut. Pasi martirizuan Ismail Haniye, ata vranë liderin e Hezbollahut, Hasan Nasrallah. Sa herë që afrohet një armëpushim, paqe dhe qetësi në rajon, qeveria izraelite kryen një provokim që do ta hedhë në erë këtë proces. Ata po përdorin çdo mjet për të përhapur luftën në të gjithë rajonin dhe për të mbytur atë në gjak e lot”, u shpreh lideri turk, përcjell A2. Por Turqia sipas Erdohanit do të luftojë për t’u mbrojtur vetë dhe njëherësh për të mos lejuar copëzimin e rajonit.